Është organizuar debat me qytetar të qytetit të Deçanit lidhur më projektin për zgjerimin e rrugës ,,Luan Haradinaj’’ dhe Dëshmoret e Kombit’’. I pranishëm në këtë debat ishte edhe i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, drejtori i Urbanizmit dhe planifikimit Hapësinore z.Ramë Melaj, më bashkëpunëtorë, një pjesë ë Asamblistëve Komunal dhe një numër i konsiderueshëm i qytetareve të qytetit të Deçanit.
Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinore z.Ramë Melaj, prezantoi projektin rreth të cilit u organizua debati. Gjatë këtij debati u diskutuan dhe u dhanë mendime të ndryshme nga qytetarët e pranishëm në debat të cilat mendime do të analizohen nga ekspertët e drejtorisë së Urbanizmit në mënyrë që ky projekt të jetë i pranueshëm për qytetarët.
Në fund të këtij takimi u vendosë që të mbahen prapë debate publike në lidhje me projektin në fjalë, ku brenda debateve të organizuara, në të ardhmen do të dalë një zgjidhje e cila i përshtatet të gjithë qytetarëve të cilët zhvillojnë bizneset e tyre përgjatë rrugës kryesore.
Pas analizimit të projektit dhe takimeve në debatet që do të mbahen në të ardhmen do të procedohet me implementimin e projektit në të mirën e qytetarëve të komunës së Deçanit.