Është organizuar një aktivitet me më të vegjlit pranë atraksionit “Via Ferrata”  

Në kuadër të aktiviteteve që synojnë promovimin sa më të mirë të turizmit në komunën e Deçanit, me përkrahjen e kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj dhe organizimin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, është organizuar një aktivitet të këndshëm me më të vegjlit tonë, pranë atraksionit “Via Ferrata”. Fëmijët janë e ardhmja jonë e tek i shohim që kënaqen dhe shijojnë bukuritë e vendit tonë na shtojnë motivin për punë e angazhim edhe më të madh për të investuar në ndërtimin dhe krijimin e kushteve më të mira për të ardhmen e tyre. Gjatë këtij aktiviteti fëmijët patën mundësi të kalojnë në urën tibetiane pranë të cilës kalon Lumbardhi i Deçanit, kampingun njëditor, kanë provuar pajisjet për hiking, demostrime të ndryshme të bëra nga stafi profesional i Qendrës Informuese Turistike në Deçan, si dhe pikniku me ushqim i sjellur nga drejtoresha dhe mësueset e kopshtit të fëmijëve “Fatosat”, të cilat i falënderojmë për bashkëpunimin në këtë organizim.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, pemë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 2 persona, natyra dhe urë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …