Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë të ditur se është pastruar edhe një herë deponia ilegale e mbeturinave në Fortesë, fare pranë varrezave të dëshmorëve dhe martirëve. Latifi ka thënë se: Si kryetar i Rahovecit, më duhet ta shpreh hapur zemëratën time të thellë ndaj disa qytetarëve të papërgjegjshëm, të cilët në mënyrë të përsëritur këtë vend po e shndërrojnë në deponi mbeturinash. Hedhja e mbeturinave në vende joadekuate është sjellje jo qytetare në vete, e hedhja e tyre përreth e pranë varreve ku pushojnë dëshmorët e martirët e fshatit, është mungesë e pashembullt e respektit ndaj sakrificës së tyre për kombin e shtetin tonë. Lus qytetarët e përgjegjshëm që të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të lajmërojnë inspektoratin dhe policinë nëse vërejnë që dikush përsëri po hedh mbeturina në këtë vend. Ka thënë kryetari latifi.