Është përkujtuar 18 vjetori i rënies së Malush Ahmetit

18 vjetori i rënies së Malush Ahmetit është përkujtuar me homazhe kushtuar dëshmorit, si dhe me aktivitete të shkollës së Rezallës që mban emrin e tij. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe dhe ka vënë lule pranë varrit të dëshmorit në Rezallë. Homazhe dhe nderime kanë bërë edhe pëfaqsues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, bashkëluftetarë të Malushit dhe familjarë. Ndërsa në kremten e ditës së shkollës “Malush Ahmeti” në Rezallë, Nënkryetari Nura përveç që ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për ditën e shkollës, ai ka folur edhe për respektin që kanë institucionet lokale për figurat e rëndësishme dhe dëshmorët siç është Malush Ahmeti. Ai ka çmuar lartë veprën e dëshmorit, duke theksuar se amanetin e Malushit dhe gjithë dëshmorëve e çojmë në vend duke punura për të mirën e fëmijëve tanë në edukimin e tyre të mirëfilltë. “Komuna e Skenderajt u është mirënjohëse përherë dëshmorëve dhe të rënëve për liri”, tha z. Nura. Për të arriturat e shkollës “Malush Ahmeti” ka falur drejtori i shkollës Bajram Rukolli, duke theksuar rezualtatet e saj në 71 vjetorin e punës në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Hysni Gucati në emër të OVL të UÇK-së, familjes Ahmeti i ka ndarë dekoratën për kontributin dhe sakrificën e dëshmorit Malush Ahmeti. Malush Ahmeti njihet si njëri ndër ushtarakët e shquar të UÇK-së që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja. Ai ka rënë dëshmor më 15 maj të vitit 1999 në fshatin Rezalë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …