Në Skënderaj është përkujtuar masakra e qytetit të Skenderajt në 26 vjetorin e saj, ku forcat paramilitare e policore serbe me 20 mars të vitit 1999, vranë 29 qytetarë shqiptarë, kryesisht të Lagjes së II-të të qytetit, ndërsa të zhdukur janë edhe 8 qytetarë, fati i të cilëve nuk dihet sot e kësaj dite.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, i shoqëruar edhe nga drejtorët e Ekzekutivit, i është bashkuar këtij momenti pikëllues për familjarët, nga vrasja e anëtarëve të tyre, në luftën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi të vendit.
Në nderim të viktimave, kryetari Nura ka vendos buqeta me lule të freskëta te lapidari “Te pishat e qytetit”, dhe me këtë rast është mbajtur edhe një minutë heshtje, në kujtim të jetëve të humbura.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!