Një delegacion i lartë i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, drejtorët komunal, ku po merrnin pjesë edhe ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vendos buqeta me lule dhe kanë nderuar me një minutë heshtje në kompleksin e dëshmorëve në Shkabaj të Drenasit, në nderim të sakrificës së Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë. Lavdi rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit!