Është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit të Avancuar të Liderit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. “Krahas Kursit për Snaiper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit. Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu. Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës!” ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …