Më 28. 6. 2017, në orën 12,oo, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është bërë përurimi i dramës së krijuesit të ri, Andrin Kabashit me titull ‘‘Hakmarrja’’, Në fillim, duke hapur përurimin, është thënë se sot në këtë mjedis të bukur të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, përurojmë një vepër të veçantë. Është e veçantë, sepse atë e ka shkruar një krijues i ri, shumë i ri, sa ka mbushur 15 vjet. Është e veçantë, sepse kjo është një vepër letrare e gjinisë së dramës, që thonë se është gjinia më e vështirë në punë të krijimtarisë.
Në fillim, dy aktorë të Shtëpisë së Kulturës në Kastriot, deklamuan një fragment të dramës, që është pritur me duartrokitje të të pranishmëve.
Në vazhdim, të pranishmit i ka përshëndetur edhe pronari i Kolegjit BIZNESI, edhe në cilësinë e kryeredaktorit të botimeve të këtij Kolegji, Prof. dr. Shyqeri Kabashi.
Në fund, siç ishte radha fjalën e ka marrë autori i dramës në pesë akte ‘‘Hakmarrja’’, Andrin Kabashi, i cili përveç që ka falënderuar të pranishmit, ka rikujtuar edhe disa nga momentet e aktit të shkrimit të veprës së tij, por edhe ka përfolur disa nga pjesët se si i ka ndërtuar ato në tërësinë e tekstit të dramës së tij.