Është përuruar Kabineti i Informatikës në Sh.F.MU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj dhe zyrtar të DKA-së janë pritë nga drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Qazim Maloku, zëvendësdrejtori Afrim Balaj dhe personeli i shkollës ku bashkë kanë  përuruar Kabinetin e Informatikës në këtë shkollë. Me mjetet e ndara nga buxheti i komunës së Deçanit janë dhuruar 10 loptop si dhe 5 loptop donacion nga Ministria e Arsimit. Kryetari Ramosaj e falënderoi Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Likaj, për mbështetjen e vazhdueshme që po e ofron për shkollat e komunës së Deçanit. Edhe në ditët ne vijim do të vazhdojmë me digjitalizim të shkollave në Komunën e Deçanit, ka thënë kryetari Ramosaj. Teoria dhe praktika janë mëse te domosdoshme në këtë kohë tha kryetari Ramosaj andaj jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte të mira si për nxënës po ashtu dhe për mësimdhënës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …