leoni

Është përuruar Këndi i kurajos në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt

Është përuruar Këndi i kurajos në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, një nismë kjo që e ka ndërmarrë Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, e cila merret me identifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, drejtoresha e kësaj qendre, Kadire Tahiraj, drejtoreshat e Ekzekutivit, zyrtare të Komunës dhe aktiviste. “Këndi i kurajos” përmban punime të llojllojshme të punuara nga duart e arta të viktimave të dhunës gjatë luftës së Kosovës, të cilat do të dhurohen për mysafirë të veçantë të kryetarit të Komunës së Skenderajt.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …