leoni

Është përuruar në Viti Qendra për Karrierë në kuadër të Shkollës së mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu”

Në kuadër të Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, tani e tutje do të funksionoj edhe Qendra e Karrierës, projekt ky i investuar nga Qeveria zvicerane përmes organizatës Helvetas, programi EYE “Rritja e punësimit për të rinjtë”. Pjesë e kësaj qendre, do të jenë 600 nxënës, të cilët do të kenë rastin të këshillohen dhe aftësohen në lëmi të ndryshme të punës. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se Qeveria zvicerane, në vazhdimësi ka investuar projekte të rëndësisë së veçantë në komunën e Vitisë dhe ka shfrytëzuar rastin të falënderoj edhe organizatat implementuese të projekteve në këtë komunë. “Ne si institucione komunale, së bashku me organizatat implementuese të projekteve investive zvicerane, kemi qenë të përkushtuar që ta qojmë Vitinë në progres të zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik. Na vazhdën e kësaj, sot po përurojmë edhe Qendrën e Karrierës këtu në shkollën e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu”, që do tu shërbej nxënësve që të shfrytëzojnë për zhvillimin e tyre dhe orientim të karrierës”, ka thënë kryetari Haliti. Valbona Fetiu, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, duke folur për rëndësinë që e kanë këto qendra, ka theksuar se do të shërbej si qendër e burimit të informatave për të rinjtë. Në këtë ceremoni, u bë e ditur se Qendra e karrierës në Viti, është e nënta me radhë e themeluar në Kosovë, ndërkaq udhëheqja e Divizionit për Ekonomi dhe Punësim në Ambasadën Zvicerane Katrin Ochsenbein, falënderoi institucionet komunale të Vitisë, për bashkëpunimin tejet të mirë, në finalizimin e këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …