Është përuruar objekti i ri i shkollës “Elena Gjika” në Makërmal të Skenderajt

Është përuruar sot objekti i ri i shkollës “Elena Gjika” në Makërmal, një nga premtimet e kryetarit të Komunës së Skenderajt Fadil Nura, i cili ishte zotuar se nxënësit e këtij fshati do të mësojnë në objektin e ri, më të filluar ky vit i ri shkollor. Në këtë mënyrë, është organizuar një ceremoni ku kanë marrë pjesë kryetari Nura, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku, nxënës, mësimdhënës, prindër dhe qytetarë tjerë. Në fjalimin e tij, kreu i Skenderajt, duke i uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor, ka thënë se është i lumtur që po e përmbush zotimin, sa i përket objektit të ri të shkollës në Makërmal. Edhe drejtoresha e shkollës Ardita Nura, duke i uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët e Makërmalit, ka falënderuar kryetarin Nura, për punën dhe angazhimin e madh në finalizimin e projektit të shkollës. Ndryshe, sot, pas një muaji të grevës në arsim, filloi procesi mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Skenderajt. Me këtë rast, kryetari Nura i shoqëruar edhe nga kryesuesja Spahiu dhe drejtori Duraku, kanë kryer disa vizita në shkolla dhe në çerdhen publike “Nëna Zahide” të qytetit , për të parë nga afër fillimin e vitit të ri shkollor. Kryetari i Komunës i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e viti të ri shkollor, duke u dëshiruar suksese në mësimnxënënie dhe mësimdhënie. Në këtë kuadër, Drejtoria e Arsimit, ka bërë më kohë të gjitha përgatitjet për procesin e ri mësimor, duke shpërndarë tekstet shkollore dhe ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, në funksion të një fillimi të rregullt mësimor.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …