leoni

Është përuruar Qendra për Zhvillimin e Karrierës në IAAP “Selajdin Mullaabazi – Mici”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin për Arsim, z. Avni Morina, përfaqësuesin nga Ambasada e Zvicrës, z. Jean Christophe Favre me bashkëpunëtorë, me zyrtarë e bashkëpunëtorë nga komuna, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, OJQ-të, Policinë e Kosovës, përfaqësues të KFOR-it, Këshillin e Prindërve, përfaqësues të subjekteve politike, mësimdhënës, nxënës dhe pjesëmarrës të shumtë, përuruan Qendrën për Zhvillimin e Karrierës në IAAP “Selajdin Mullaabazi – Mici”. Ky projekt është përkrahur me 45% të mjeteve financiare nga Komuna e Rahovecit, pjesa tjetër nga Ministria e Arsimit dhe nga projekti EYE (Rritja e punësimit për të rinjtë), i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. “Qendra e Karrierës, me shërbimet e saj që do të ofrojë, do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes së nxënësve rreth përzgjedhjes së profesionit dhe të avancimit të tyre profesional, në promovimin e programeve dhe të shërbimeve të çdo institucioni të Arsimit dhe të Aftësimit Profesional dhe në ndërlidhjen e shkollës me ndërmarrjet lokale, si mundësi e madhe për punësimin e të rinjëve, që sa më lehtë të përfshihen në tregun e punës.”- u shpreh kryetari Latifi. Përveç tjerash, u manifestua edhe dita e IAAP-së “Selajdin Mullaabazi – Mici”, me një program të pasur kulturor dhe artistik. Urime edhe fillimi i funksionimit të Qendrës së Karrierës!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …