Është përuruar rinovimi i objektit të Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” në Skenderaj

Është përuruar rinovimi i objektit të Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, në një ceremoni të organizuar ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori i Arsimit Kastriot Duraku, të shoqëruar edhe nga drejtoreshat Rrezarta Hasani – Ibrahimi, Blerta Dobra – Geci, Besarta Meha – Ademi, pastaj stafi i çerdhes, fëmijët, prindërit dhe të ftuar të tjerë. Gjatë fjalimeve me këtë rast, u vlerësua investimi i Komunës së Skenderajt në rinovimin e këtij institucioni, i cili tashmë është shndërruar në një objekt të ri dhe me kushte shumë më të mira se para së të nisnin punimet e projektit. Rinovimi ka përfshirë gjithë objektin në fjalë, si brenda ashtu edhe nga jashtë. Kryetari Nura në fjalën e tij, u ka dëshiruar sukses fëmijëve dhe stafit të edukatorëve.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …