Është plagosur me armë zjarri para zyrës së tij lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanoviq

Është plagosur me armë zjarri para zyrës së tij lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanoviq

Sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës raportohet se është sulmuar me armë zjarri lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanoviq. Sipas burimeve nga veriu i Mitrovicës raportohet se Ivanoviq është dërguar në spital dhe jeta e tij është në rrezik. Policia konfirmon vetëm se Ivanoviq është dërguar në spital dhe nuk ka më shumë informata se me çka është sulmuar. Zëvendësdrejtori i Policisë së veriut të Mitrovicës Besim Hoti e ka konfirmuar për KosovaPress se deri më tani e kanë informatën se ai është dërguar në reanimacion në spital por më shumë informata nuk ka.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …