Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se është prerë spagoja metalike që mbante lart fotografinë e Thaçit dhe Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”. Ai ka shkruar se një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët. “Dikend po e pengon e vërteta.Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin” ka shkruar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
