Është prezantuar dokumenti për hartën zonale të Malishevës

Komuna e Malishevës ka mbajtur sot një diskutim për të prezantuar draft-hartën zonale të kësaj komune, dokument i cili u tha se është i rëndësishëm për zhvillimin e kësaj komune.

Para Kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, dhe bordit të drejtorëve të Komunës së Malishevës u prezantua draft-harta zonale, e për të cilën u tha se është dokumenti më i rëndësishëm pas planit zhvillimor komunal.

Harta zonale e Komunës së Malishevës është realizuar në bashkëfinancim nga Komuna dhe nga GIZ-i gjerman.

“Harta zonale siç e tha zyrtarja për planifikim, pas planit zhvillimor komunal është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit tonë po edhe të fshatrave.

Harta zonale është dokument multisektorial që përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Komunës së Malishevës, për një periudhë së paku 8 vjeçare.

Harta zonale përcakton kushtet zhvillimore dhe ndërtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …