Është prezantuar në Klinë të Epërme të Skenderajt projekti i ri i Subqendrës

Është prezantuar në Klinë të Epërme të Skenderajt projekti i ri i Subqendrës, investim publik me buxhetin e komunës, i cili parasheh rregullimin e zonës qendër të këtij lokaliteti, me standarde të larta urbanistike. Para qytetarëve të Klinës së Epërme, detaje të projektit kanë paraqitur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, të cilët i kanë siguruar banorët se projekti i Subqendrës do të ketë pjesë përbërëse elemente të një zone të urbanizuar, duke filluar nga shëtitorja, ndriçim publik, park për fëmijë, pushimore dhe pjesën gjelbëruese. Brenda këtij mandati qeverisës janë nisur tri të tilla dhe po vazhdojnë sipas dinamikës, në Runik, Likoc dhe Çirez. Këto katër projekte të mëdha pritet të përfundojnë brenda 2 vjeçarit të ardhshëm.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet dita ndërkombëtare e paqes

Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) dhe …