Është realizuar projekti i vendosjes së paneleve diellore në objektin e komunës së Hanit të Elezit

Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë të vendosur ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe pjesëtarëve të kontingjentit Italian të KFOR-it, është realizuar projekti i vendosjes së paneleve diellore në objektin e komunës.

Qëllimi i projektit është të ndihmohet institucioni i komunës në kursimin e energjisë elektrike duke përdorë teknologjinë e avancuar të gjenerimit.

Kapaciteti i gjenerimit të këtyre paneleve diellore do të jetë 10kw për orë dhe do të futen në përdorim pas nënshkrimit të marrëveshjes me KEDS-in për mënyrën e përllogaritjes së kompensimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …