Është shënuar dita e themelimit të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj, me një program fjalimesh dhe ekspozitë të punimeve nga profilet e kësaj qendre, nga nxënësit e saj. Në ceremoni të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, drejtori i Arsimit Kastriot Duraku dhe drejtorë tjerë komunal, mysafirë e të ftuar të shumtë. Nënkryetari Lushtaku i përgëzoi të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës!