Nasim Haradinaj

Është shtyrë për datën 18 dhjetor seanca e paraparë për sot në Gjykatën Speciale ndaj Nasim Haradinajt

Paraqitja e Nasim Haradinajt në Hagë e cila ishte paraparë për t’u mbajtur sot është shtyrë për datën 18 dhjetor në orën 14:00. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi Dhomat e Specializuara. Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Gjykata Speciale njoftoi se është konfirmuar aktakuza ndaj krerëve të OVL të UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Me të konfirmuar aktakuzën, Haradinaj ishte paraparë që të paraqitet para Speciales sot në orë 15:00, por, në kalendarin e Dhomave të Specializuara nuk parashihet që sot të mbahet kjo seancë. “Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …