leoni

Është themeluar komisioni për vlerësimin e dëmeve në sektorët: perimekulturë dhe pemtari

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit njofton të gjithë fermerët se, pas dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit, është themeluar komisioni për vlerësimin e dëmeve në sektorët: perimekulturë dhe pemtari.

Komisioni, pas pranimit të kërkesave, do të dalë në terren për të evidentuar dëmet dhe do të hartojë një raport zyrtar, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar kompensimin e mundshëm për fermerët e dëmtuar.

Të gjithë fermerët e sektorit të perimeve dhe pemëve që kanë pësuar dëme, duhet të dorëzojnë:

– Letërnjoftimin (ID)

– Konfirmimin e llogarisë bankare

– Certifikatën e pronësisë së parcelës

– Fotografitë e dëmeve (nëse posedohen).

VËREJTJE: Për sektorin e vreshtarisë, fermerët NUK kanë nevojë të paraqesin kërkesë, pasi komisioni për këtë sektor tashmë është funksional dhe do të punojë mbi bazën e kadastrit zyrtar të vreshtave në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Afati për dorëzimin e kërkesave është nga data 14 prill deri më 25 prill 2025.

Kërkesat për perimekulturë dhe pemëtari dorëzohen në zyrat e pranimit pranë Administratës – Komuna e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …