Është thyer zyra e OVL-UÇK-së në Lypjan dhe është vjedhur një kompjuter. Lajmin e kanë bërë të ditur veteranët e kësaj dege. Ata shprehin indinjatë dhe pakënaqësi të thellë për këtë veprim. Të nderuar veteranë dhe ju të respektuar qytetarë, ju njoftojmë që sot kur erdha në zyrën e OVL- UÇK-së në Lipjan, kam gjetur derën e thyer nga keqbërësit e shoqërisë tone. Me këtë rast, ne veteranët e kësaj dege, shprehim indinjatën tonë dhe pakënaqësinë më të thellë. Edhe kjo po ndodhka! Sipas kësaj po shihet që, numri i atyre që janë anti UÇK dhe antikombëtarë, po rritet mjerisht. Huliganët që kanë thyer derën dhe kanë hyrë dhunshëm ne zyrë, kanë marrë me vete shtëpizën e kompjuterit”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …