Sot gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujpi e ka quajtur të turpshëm krahasimin që iu bë vdekjes së Astrit Deharit me ata që kanë vdekur në Siri. Sipas saj kryeministri Isa Mustafa urdhëroi arrestimin e studentëve të Vetëvendosjes në mënyrë që t’ua pamundësojë rezistencën atyre që ia pamundësuan veprimet e tij antikushtetuese, që i solli nga Beogradi. Këta orkestruan ngjarjen e Kuvendit dhe me deklaratat e tyre erdhi edhe dita kur u arrestuan aktivistët. Pushteti u përpoq që me këto arrestime ta shpallin Vetëvendosjen si organizatë terroriste. Ku pushtet i ka ditët e numëruara tha mes tjerash, deputetja Donikë Kadaj-Bujupi.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama; Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë, pastaj do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për …