Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen e Epërme të Rahovecit

Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen e Epërme të Rahovecit. Në këtë përurim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili para të pranishmëve tha se kjo shtëpi e shëndetit është edhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë, ku jemi të përkushtuar të japim shërbime sa më afër dhe sa më të mira për ta. Së bashku me ekipin tim, po punojmë konkretisht për rritjen dhe zgjerimin e vazhdueshëm të kapaciteteve e të shërbimeve, edhe në zona të tjera ku është e nevojshme. Ky projekt është investim i Komunës së Rahovecit dhe kap vlerën: 252,269.86€.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me ekspertë të fushës së hotelerisë ka diskutuar për të ardhmen e hotelit në Sheshin Qendror të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka realizuar një takim me …