leoni

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit për dy ndërmarrjet publike në Skenderaj

Në një ceremoni të organizuar, sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit për dy ndërmarrjet publike; Ndërmarrja “Uniteti” dhe Ndërmarrja Publike Lokale “Eko Natyra”. Në mënyrë simbolike vënien e gurthemelit e kanë bërë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, menaxheri i “Unitetit” Enver Kodra dhe kryeshefi ekzekutiv i “Eko Natyra” Shemsi Maksuti. Ky projekt kapital financohet nga buxheti i Komunës së Skenderajt, ndërsa me përfundimin e tij, këto dy ndërmarrje do të kenë kushte më të mira të punës dhe do të ofrojnë shërbime më cilësore ndaj qytetarëve. Kryetari Nura e kishte premtuar këtë projekt në tetorin e vitit të kaluar.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …