Është zvogëluar prania e KFOR-it te ura mbi lumin Ibër, ku ishte shtuar kohë më parë për shkak të shqetësimeve mbi mundësinë e tensionimit të situatës. Ndonëse gjatë pjesë së parët të së shtunës, vërehej një prani e madhe e tyre, disa orë më vonë, ka pasur një zvogëlim të dukshëm të tyre. Shtimi i pranisë së tyre është kërkuar nga disa organizata joqeveritare serbe të cilat kanë thënë se është prania e KFOR-it që i bënë ata të ndjehen të sigurt. “Ne besojmë se vetëm veprimet e KFOR-it mund të garantojnë paqe dhe siguri në zonat serbe në veri të Kosovës, si dhe të ofrojnë hapësirë për një dialog politik nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i cili do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet mes tjerash në komunikatën që këto organizata ju kanë dërguar medieve.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …