Gabriel Escobar

Eskobar: Në takimin e 18 gushtit në Bruksel do të ketë diskutime të rëndësishme përfshirë asociacionion

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka paralajmëruar se në takimin e ardhshëm në Bruksel mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të ketë diskutime të rëndësishme. Ai ka kujtuar se gjatë pritjes në Uashington, sekretari i Shtetit, Antoni Blinken ju ka thënë autoriteteve të Kosovës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kosovën. “Në të njëjtën kohë, ai inkurajoi Kosovën që të punojë për krijimin e mundësive për stabilitet më të madh rajonal, si dhe theksoi nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet për të cilat ishte rënë dakord më parë, duke përfshirë edhe Asociacionin. Kështu që unë shpresoj që në Bruksel javën e ardhshme, ose pas dy javësh, do të ketë një diskutim të rëndësishëm për këtë dhe gjithashtu të ndërmarrin hapa përpara edhe për këtë”, ka dekrlaruar mes tjerash I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, test për LDK-në dhe përpjekje për të dobësuar NISMËN

Opinionisti Albert Krasniqi ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me …