Ish-ministri i Energjisë, Et-hem Çeku ka deklaruar për Radion-Evropa e Lirë se Rehabilitimi i pesë blloqeve të termocentralit “Kosova A” mund ta nxjerrë Kosovën nga terri. Për krizën energjetike, me të cilën po përballet Kosova, ai fajëson politikën. Sipas tij, sektori i energjisë kërkon një konsensus politik. Pa një konsensus të tillë, vendi do të mbetet me linjit të bollshëm e të politizuar, pa ndërtimin e termocentraleve të reja dhe do të përballet me reduktime të ashpra të energjisë. Kosova, nuk do ta kishte këtë krizë energjetike sikur ta zhvillonte projektin e Termocentralit “Kosova e Re”. I pyetur se a ka mundur Kosova të ketë pasur mjaftueshëm energji elektrike, po të ishin marrë me kohë të gjitha masat, ish ministri Çeku ka sqaruar se Kosova ka 11 miliardë tonë linjit, që ka mundur t’i fusë në përdorim, në zhvillimin e sektorit të energjisë. Fatkeqësisht, politikat e gabuara që janë bërë, kanë lënë 11 milionë tonë linjit të papërdorshëm. Kosova, si një nga vendet më të pasura në botë në fushën e linjitit, duhet të blejë energji elektrike nga 500 euro për megavat, derisa kemi mundur të prodhojmë me 56-60 euro megavatin, ka thënë mes tjerash, Et-hem Çeku.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …