ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia Ndër Vite”
Diskutimi mbi mësuesinë ndër vite do t’i kthehet ngjarjeve të së kaluarës duke bërë një prapavështrim mbi zhvillimin profesional të profesionit të mësimdhënies në Kosovë para dhe gjatë viteve 90-ta. Cila është përgjegjësia e mësuesve lidhur me rezultatet e dobëta të nxënësve kosovar në testin PISA? Cili ka qenë profili i mësuesit në fillim të zhvillimit profesional derisa janë përgatitur në Shkolla të Larta Pedagogjike dhe cili është sot kur të drejtën ekskluzive për përgatitjen e mësimdhënësve në programin fillor e ka Fakulteti i Edukimit, do të jenë disa nga temat kryesore që do të diskutohen në këtë panel.
Të ftuar në do të jenë:
• Blerim Saqipi, dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës;
• Abdyl Gashi, mësimdhënës i pensionuar dhe ish drejtor i SHML “Sami Frashëri” gjatë mësimit në shtëpitë-shkolla;
• Aulona Zhitia, mësimdhënëse në SHFMU “Faik Konica”; dhe,
• Shkëlqim Berisha, moderator.
Ngjarja shfaqet edhe livestream në faqen e organizatës ETEA, kurse për ata që duan të na bashkohen fizikisht duke respektu masat anti-covid19, adresa e plotë e Qendrës “Libart” është rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, 10000 Prishtinë, Kosovë, saktësisht brenda objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”.
Shkelqim Berisha dhe Verone Selimi