ETEA

ETEA është duke e ndjekur me shqetësim situatën e krijuar nga institucionet relevante të arsimit dhe sindikatat

Organizata ETEA është duke e ndjekur me shqetësim situatën e krijuar nga institucionet relevante të arsimit dhe sindikatat, raportet e të cilëve po zhvillohen mbi kurriz të fëmijëve.

Është krejtësisht e papranueshme që mohimi i të drejtës themelore për arsim dhe simbolikës së ditës së parë të shkollës për të vegjëlit të shndërrohet në normë sociale e institucionale. Është po kaq e pajustifikueshme ngarkesa emocionale dhe konfuzioni mendor që u shkaktohet fëmijëve për pothuajse çdo fillim të vitit të ri shkollor.

Sektori i arsimit në Kosovë është në krizë të thellë dhe për këtë janë të vetëdijshem krerët e institucioneve dhe sindikatave. Por, në njerën anë Qeveria e Kosovës duke mos e prioritizuar arsimin, kurse në anën tjetër sindikatat duke shkaktuar bllokadë totale të arsimit në mënyrë të përsëritshme (instrumenti më ekstrem sindikal), qartazi po shpërfaqin papërgjegjësinë e tyre profesionale dhe humane në raport me fëmijët dhe vendin.

Organizata ETEA konsideron se është urgjente dhe kërkon nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) që të mos i shndërrojë fëmijët në instrument sindikal, por të shfrytëzojë mënyra tjera të të bërit presion ndaj institucioneve për mirëqenie të mesimdhënësve/eve, qëllim ky për të cilin ETEA padyshim se e mbështet dhe angazhohet vazhdimisht. ETEA e konsideron urgjente dhe i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) që të vihet në krye të detyrës duke u angazhuar për dialog dhe gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e pakënaqësive pasi kjo është detyrë dhe përgjegjësi e plotë e kësaj të fundit. Është e domosdoshme që, viti shkollor të fillojë jo më larg se më datë 05.09.2022 dhe mbi të gjitha, të prioritizohet arsimi në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …