Ministria e Arsimit i publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë kalueshmëria e të cilit është 57.1 përqind

ETEA: Kopjimi në Provimin e Maturës Shtetërore, problem sistematik, krijon besim të rremë mbi dijet e nxënësve

Rezultatet e provimit në masë të madhe krijojnë një besim të rremë mbi dijet dhe aftësitë e nxënësve, ndërsa edhe këtë vit kopjimi dhe manipulimi në Provimin e Maturës është një problem sistematik, i nxitur nga toleranca dhe inkurajimi i administratorëve dhe mbikëqyrësve. Kështu u tha në “Raportin analitik mbi Provimin e Maturës Shtetërore”, të publikuar të premten nga Organizata ETEA, raporton Ekonomia Online. Aty u tha se testi i maturës duhet të mbikëqyrët me kamera, ndërsa u kërkua edhe ndryshimi i Ligjit për Provimin e Maturës, në mënyrë që të ashpërsohen masat ndëshkimore ndaj administratorëve dhe personave përgjegjës që përfshihen në praktika të kopjimit. Autori i këtij raporti, Agon Ahmeti, ka thënë se Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë paraqet një hap vendimtar për nxënësit e shkollave të mesme të larta, duke shërbyer si kriter kyç për vijim të studimeve në institucionet e Arsimit të Lartë (IAL). “Organizata ETEA gjatë pesë viteve të fundit ka observuar organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit te Maturës Shtetërore duke vënë theksin tek integriteti dhe besueshmëria e rezultateve”, ka thënë Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …