Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së”, 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit – Ditës së Gruas, në vendin tonë po qëndron për vizitë dyditore një delegacion prej 40 diplomateve të Shqipërisë. Vizitën e tyre ato e kanë filluar në Krushë të Madhe ku fillimisht bën homazhe në kompleksin e dëshmorëve dhe mandej janë takuar me gratë e Krushës, të cilat në luftën e fundit kanë humbur familjarët e tyre. Gjatë fjalës para të pranishmëve, zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Etleva Haka theksoi se gjatë vizitën në Krushë të Madhe kemi mësuar shumë për tragjedinë. Ajo që unë do të them, është që sot më shumë se kurrë flamuri shqiptar që kur hyra në Krushë, më është dukur më i kuq dhe më i bukur sesa e kam parë në Shqipëri. Ndërkohë, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se Krusha e Madhe është simbol i lirisë së Kosovës. Ai shtoi më tutje se Krusha është simbol i sakrificës sublime, simbol i lirisë së Kosovës, i përkushtimit të jashtëzakonshëm në luftë dhe në paqe, është simbol i mbijetesës së grave fermere, të cilat tejkaluan ato tragjedi të mëdha që i përjetuan dhe vazhdojnë të jenë një rrëfim i jashtëzakonshëm i suksesit, jo vetëm në komunën tonë po edhe në Republikë e Kosovës dhe jashtë Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …