Ky etnokompleks disponon me 4 skena të hapura (skena e madhe, amfiteatri, skena te bunari,skena te oxhaqet,dhe amfiteatri te shtëpia e vjeter) ; 3 skena të mbyllura (etno teatri, oda e shtëpisë së vjetër dhe shtëpiza te terrassa), disponon gjithashtu edhe me nje etno bar, etno restorant dhe nje terrasse te madhe me lozha ekskluzive dhe hapesira te bukura ndeje dhe relaksi.
Disponon me shume hapesira ekspozuese, të hapura dhe të mbyllura, staza të bukura shetitje dhe kënde të vogla relaksimi, meditimi dhe krijimi.
Për 5 vjet me radhë ETNO FEST ka promovuar vlera të mirëfillta të arteve dhe dhe kultures tradicionale të të gjitha trevave shqipatre dhe pretetndon të bëhet në të ardhmen ngjarje rajonale dhe ndërkombëtare.
Për këtë edicion kemi pregaditur një program tejet të pasur për pese ditë me radhe.
Risi në këtë edicion janë dy ngjarje :
1.Kulinaria Ilire apo arti i magjës Ilire që do të prezantohet për pese ditë me radhe në interaksion me publikun nga njohësi i rrallë i këtij domeni, Ahmet Dursun nga Shqipëria i cili punoi mbi 15 vite në këto receta plotësisht të panjohura për publikun tonë dhe më gjërë.
2.Albaniada apo festivali ilojerave she sporteve te vjetra popullore qê do të mabahet kesaj here në kuadër të etno Fest it nga data 9-10 shtator.
Përndryshe programi do të përfshije 9 akse :
- Koncetre dhe Rite ku do të prezentohen 6 etnoansamble nga viset endryshme të trojeve etnike.
- Ekspozita dhe instalacione (tri ekspozita pikturash dhe skulpturash)
- Shfaqje teatrore dhe monodrama (5 shfaqje dhe 1 monodramë)
- Arti i kulinarisë së vjetër Ilire dhe kuzhinës tradicionale për pesë netë më radhe
- Lojëra dhe sporte popullore (Albaniada) për dy ditë me radhë
- Filma dokumentar të bazuar në traditë dhe trashëgimi kulturore (7 filma)
- Bisedë odash, promovime librash, këngë shahirash , kangë kreshnikësh,
- Aktivitete përcjellëse me koktej ushqimesh antike , 5 mbramje të venes,si dhe observimi i yjeve me 6 teleskopë të lidhur me ekran nga klubi i astronomëve të Kosovës.
- Mbramje argëtuesa nga ora 22 e deri vone nga këngëtare , Dj dhe grupe të zgjedhura muzikore.
I ftojmë të gjithë mediat të jeni prezent në këtë ngjarje që ka për qëllim rikthimin, promovimin dhe pasurimin e vlerave tona të mirëfillta artistike dhe kulturore me qëllim që t’i bëjmë ballë tendencave degraduese që kanë filluar ta dominojnë këti 20 viteve të fundit.
Pasqyra e PROGRAMIT
- KONCERTE DHE RITE ME ETNOANSAMBLET (6 ETNO ANSAMBLE)
« Ylber mbi kala », Shkodër
« Ardhmeria » nga Gjilani
« Visaret e Krabes » Tiranë
« Shpetimi » nga Medvegja
« Dardanija « nga Tropoja
« Vaçe Zela » Lushnje
- EKSPOZITAT (3EKSPOZITA)
Piktura nge Eshref Qahili
Skulptura nga skulptorja Arjata Miftari
Piktura dhe skulptura nga Mentor Berisha
- SHFAQJE TEATRORE (6 SHFAQJE TEATRORE)
Monodrama « OSO KUKA » e Gjergj Fishtës nga aktori Cun Lajçi
« Të jetosh në Ishull» nga teatri Dodona
Shafqja « TjetrI »i nga teatri Talia Kumanovë
« Vdekja ajsidentale e një Aanrkisti » Teatri i Gjlanit
« Marr guximin » Teatri Kombëtar i Tiranës
« Aritmia »tana produksion dhe TKK
- ARTI I KULINARISË ILIRE DHE KUZHINËS SË VJETËR PËR 5 NETË ME RADHE
- FESTIVALI I LOJERAVE DHE SPORTEVE POPULLORE ALBANIADA 10-11 shtator
- FILMA DOKUMENTAR (7 filma )
MagJia e magjës ilire nga Ahmet Dursun
Film dokumentar per rapsodet Salih dhe Feriz Krasniqi
Filmi dokumentarë « kange e defa « nga Fatime Kosumi
4 filma ilma dokumentar nga arkiva e RTK së
- BISEDE ODASH DHE PROMOVIME LIBRASH KËNGË SHAHIRASH N’ODË
Promovimi i librit Eposi i Kreshnikeve nga të prof Zymber Nezirit
Këngë shahirash në odë
Këngë epike për Mujën dhe Halilin nga Bajram Baja
Grupi folklorik Podguri
- AKTIVITETE PËRCJELLËSE
Gastronomi
Pregaditje e ushqimeve të vjëtra dhe magjes ilire
Koktej me ushqime antike ilire dhe tradicionale shqiptare
Pese mbramje te venës me SIRIUS dhe SEFA WINE
Shiqimi i yjeve për çdo natë në qiellin e Kukaj nga 6 teleskope me Klubin Astronomik të Kosovës
- MBRËMJE ARGËTUESE DHE ETNO NDEJA ME
Egzona Ademi,
DJ « Robert Balaj »
Jehona Lumi duo
Grupi muzikor « melodia e vjetër »
DJ » Oda Haliti »
PROGRAMI SIPAS DITËVE
Programi i Etno Festit 2016
Dita e parë – 7 shtator 2016
18 e 30 deri 19 e 30 – Skena e madhe
Hapja solemne e Etno Festit
“Na ishte dikur…” ekspozitë personale e pikturave të Eshref Qahilit – Etno Teatri
“Hyjneshat në Kukaj” ekspozitë e skulpturave të Arijeta Miftarit – Skena Te Bunari
“Frymëmarrje në gardh” ekspozitë e pikturave dhe skulpturave të Mentor Berishës – Galeria e hapur
“Ekspozitë e Etno Eksponateve” nga Xhemë Bunjaku, – Galeria e vogël
19:00 deri 19:30 – Skena e madhe
Etno Ansambli “Ylber mbi kala” nga Vau I Dejës – Shkodër
“Oso Kuka” pjesë e monodramës nga Çun Lajçi
19:45 deri 20:45 – Amfiteatri
Muzeu I Kosovws – “Magjia e magjes ilire (Art of Ilirian culinary)” film dokumentar dhe performancë kulinarike nga Ahmet Dursun
Aktivitete përcjellëse
Etnorestauranti: “Nata e venës” me Sefa Wine
“Yjet mbi Kukaj” shiqimi i yjeve me 6 teleskopwë nga “Astronomy Club of Kosova”
22:00 Etno After Party me Egzona Ademin
Dita e dytë, e enjte 8 shtator
Ora 18:00 deri 19:00 – Skena e madhe
Koncert me valle dhe rite me etnoansamblet “Ardhmëria” nga Gjakova
dhe “Visaret e Krrabës” nga Tirana
19:30 deri 20:45 – Amfiteatri
Shfaqje teatrore “Të jetosh në ishull” ne regji te Arbëresha Grabovcit – Teatri Dodona Prishtië
19:00 deri 20:00 – Oda e vjetër
Biseda ode, promovime librash dhe këngë shahirash. Fim dokumentar për rapsodet Salih dhe Feriz Krasniqin
Etno Grupi “Shpëtimi” nga Medvegja
Aktivitete përcjellëse në Etnorestaurant
Muzeu I Kosovws – “Arti i magjës ilire” performancë gastronomike me ushqime Ilire nga Ahmet Dursun
“Nata e venës” me Sefa Vine
“Yjet mbi Kukaj” shiqimi i yjeve me 6 teleskopë nga “Astronomy Club of Kosova”
22:00 Etno After Party me Dj Robert Bojaj
Nata e tretë, e premte 9 shtator 2016
Ora 18:00 deri 19:30 – Skena e madhe
Koncert, valle dhe rite me Etno Grupet “Dardanija“ nga Tropoja
18:-00 deri 19:30 – Oda e burrave:
Promovimi i librit “Eposi i kreshnikëve” të prof. Zymer Nezirit
Këngë epike për Mujën e Halilin e kënduar nga Bajram Baja
19:30 – Skena te Shtëpia e vjetër
Shfaqje teatrore “Vdekja aksidentale e një anarkisti” ne regji te Erson Zymberit nga Teatri i Gjilanit
Aktivitete përcjellëse në Etnorestaurant
Muzeu i Kosovws – “Arti i magjës ilire” performancë gastronomike me ushqime Ilire nga Ahmet Dursun
“Nata e venës” me Sefa Vine
“Yjet mbi Kukaj” shiqimi i yjeve me 6 teleskopë nga “Astronomy Club of Kosova”
22:00 Etno After Party me Rinor Ukimerin
Dita e katërt, 10 shtator 2016
11:00 deri 17:00 – Skena e madhe
Programi i Festivalit të lojërave dhe sporteve popullore “Albaniada”
18:00 deri 18:45 Etno Asambali Opoja – Skena e Madhe
19:45 deri 20:30 – Amfiteatri
Shfaqje teatrore “Marr guximin” monodramë me Mehdi Malkaj nga Teatri Kombëtar i Tiranës
21:00 deri 22:00 – Skena te shtëpia e vjetër
Shfaqje teatrore: “Aritmia” në regji te Iliriana Arifit nga “Tana Production” & Teatri Kombëtar i Kosovës,
Aktivitete përcjellëse
Biseda odash me grupin folklorik “Podguri” nga Istogu
Etno restauranti: “Nata e verës” me Sefa Vine
Muzeu I Kosovws – “Arti i magjës ilire” performancë gastronomike me ushqime Ilire nga Ahmet Dursun
“Kangë e defa“ film dokmentar nga Fatime Kosumi
Filma dokumentarë nga arkiva e RTK-së
“Yjet mbi Kukaj” shiqimi i yjeve me 6 teleskopë nga “Astronomy Club of Kosova”
22:00 Etno After Party me grupin muzikor “Melodia e Vjetër”
Dita e pestë, 11 shtator 2016
Albaniada
Prej 11:00 deri 17:00
Dita e dytë e Festivalit të lojërave dhe sporteve tradicionale “Albaniada”
18:00 deri 19:00
Etno ansambli “Vaçe Zela” Lushnje
18:00 – 19:00 Ndarja e çmimeve për festivalin “Albaniada”
18:00 – 19:00 Ndarja e çmimeve për festivalin “Etno Fest”
Koktej me ushqime antike ilire dhe tradicionale shqiptare
22:00 Etno After Party me Dj. Oda Haliti
Pjesëmarrja dhe promovimi medial nga e juaj do ta na nderojë dhe do të jetë një kontribut në ruajtjen e vlerave tona të trashëgimise materiale dhe shpitrërore.
Pranoni të nderuar zonja dhe zotërinj, përshendetjet dhe konsideratën tonë të sinqertë.