Mediumi EU Today ka botuar një analizë te zgjedhjeve në Kosovë, duke bërë një sërë parashikimesh rreth mundësisë së ndryshimit të qeverisjes në Kosovë. Sipas këtij portal, “marrëdhënia e Kurtit me ShBA dhe BE-në është përkeqësuar në vitet e fundit dhe ka ardhur koha për një qasje të re. Britania mund të ofrojë mbështetje për një qeveri të re”. EU Today po ashtu vlerëson se “zgjedhjet e 9 shkurtit mund të sjellin një qeveri të re, me shumë gjasa të udhëhequr nga Bedri Hamza, kryetari aktual i Mitrovicës Jugore dhe ish-Ministër i Financave”. Më tutje, EU Today përshkruan profilin e kandidatit te PDK për kryeminister Bedri Hamza, duke e quajtur si “një figurë e qetë, e fokusuar tek ekonomia, shëndetësia dhe arsimi; pikat kyçe që i duhen gjithë rajonit për të ecur përpara”. Sipas këtij mediumi, “nëse Hamza bëhet lideri i ri i Kosovës, kjo do të mirëpritej nga Uashingtoni, kryeqytetet e BE-së dhe do të përbënte një mundësi për qeverinë laburiste britanike që të përfitonte nga një investim strategjik në politikën e jashtme”.
