Duke folur për zgjedhjet parlamentare të Serbisë në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 24 prill, kryeministri, Isa Mustafa dhe Qeveria e tij në vend të ballafaqimit me realitetin dhe respektimin të Kushtetutës, në vend se të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të një Shteti fqinj, brenda territorit të Kosovës, ata mundohet të fshehin dhe ta deformojnë realitetin. Në vend të fjalës vendvotim ai me eufemizëm përdor fjalën “grumbullim”, apo qendra grumbullimi të votave nga OSBE-ja. Kjo është braktisje nga paralajmërimet e mëhershme të qeveritarëve se serbët do të mund të hedhin votën e tyre vetëm përmes Zyrës ndërlidhëse të Beogradit. Kjo zyre ekzistonte edhe në vitin 2014, kur për serbët ishin hapur dhjetëra qendra votimi në territorin e Kosovës. Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe, por do të ketë vetëm grumbullim të votave nga ana e OSBE-së, ka thënë Mustafa me rastin e vizitës në Komunën e Mamushës, mbase i bindur se i ka besuar dikush deklaratës së tij. Megjithatë ai ka konfirmuar se nuk do të pengohen votimet e Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …