leoni

Eugen Cakolli ka theksuar se në mungesë të rregullimit ligjor, partitë politike kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të parafushatës

Koalicioni Demokracia në Veprim ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka ofruar një vlerësim të periudhës se parafushatës, ndërhyrjeve të qeverisë Kurti, shfrytëzimin e burimeve publike për qëllime elektorale, si dhe për përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka theksuar se në mungesë të rregullimit ligjor, partitë politike kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të parafushatës në mënyrë të intensifikuar, duke përdorur njëkohësisht platformat digjitale. “Lëvizja Vetëvendosje, si parti në pushtet, ka zgjedhur të orientojë aktivitetet e saj jashtë vendit. Ndonëse edhe partitë opozitare kanë organizuar disa takime me qytetarë jashtë vendit, ato janë fokusuar më shumë në aktivitete brenda Kosovës, për hartimin e programit, publikimin e kandidatëve dhe takimeve tjera të targetuara. Për më tepër, ka pasur një rritje të sponsorizimeve të postimeve në platformat digjitale nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me mijëra euro të shpenzuara deri më tani”, ka thënë Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon që, Albin Kurti të mos jetë më kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të …