Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka paralajmëruar se procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri një muaj. Ai tha se validimi i rezultateve është rinumërim i plotë. “Nuk do të numërohen vetëm votat e kandidatëve, KQZ, sërish në vlerësimin tonë kundërligjshëm, ka përcaktuar një dispozitë, që thotë se do të bëhet validimi i rezultateve që në fakt është rinumërim i plotë. Nëpër qendra komunale të rinumërimit do të rinumërohet secila kuti e votimit që sillet në tërë Kosovën, kjo i bie që do të kemi vonesa”, tha Cakolli. “Ne rrezikojmë të mos i kemi deri në një muaj apo më shumë rezultatet”, tha Eugen Cakolli.
![KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/eugencakolli-e1739267857996-660x330.jpg)