leoni

Eugen Cakolli: Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve nuk shënon përfundimin e procesit por mbylljen e një kapitulli

Duke komentuar publikimin e rezultatit të zgjedhjeve, aktivisti i KDI-së, Eugen Cakolli ka vlerësuar se shpallja e rezultatit të zgjedhjeve nuk shënon përfundimin e procesit, por vetëm mbylljen e një kapitulli. “Në 48 orët e ardhshme pritet të parashtrohen mbase qindra ankesa, trajtimi i tërësishëm i të cilave mund të zgjasë deri në 12 ditë. Prej tyre, gjithsej 6 ditë janë të parapara në PZAP dhe 6 të tjera në Gjykatën Supreme. Kjo, pa llogaritur vendimet që mund të marrin këto institucione, të cilat potencialisht mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve. Edhe pse këto zgjedhje u mbajtën sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, KQZ-ja, për herë të parë, ka pasur gjashtë muaj kohë për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare. Prapëseprapë, këto vonesa nuk mund t’i atribuohen vetëm ndryshimeve, por menaxhimit joadekuat të procesit të numërimit nëpër QKN dhe QNR  që u shoqërua me zvarritje të panevojshme” ka theksuar, Eugen Cakolli. Sipas rezultatit të shpallur, Vetëvendosja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 20 ulëse, koalicioni AAK- Nisma + të tjerët, 8 ulëse, Lista Serbe 9 ulëse, Kosova Demokratik Turk Partisi me 2 deputetë, ndërsa 9 parti të tjera të komuniteteve jo serbe do të jenë të përfaqësuara me nga 1 deputet.

Kontrolloni gjithashtu

Revoltat qytetare të 17 e 18 marsit të vitit 2004 ishin pasojë e politikave të gabuara e të dështuara të kohës

21 vjet nga trazirat e marsit 2004 – Revolta kundër UNMIK-ut dhe pasojat e saj

Sot shënohet 21-vjetori i Trazirave të Marsit 2004, një nga ngjarjet më të përfolura dhe …