KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli tha për Radion Evropa e Lirë se fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit partitë e kanë nisur pak para katër muajve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që fushata zgjedhore do të jetë më intensive, pasi partitë do të kenë më shumë kohë që t’iu qasen votuesve potencialë me platformat e tyre. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Cakolli tha se fushatën partitë e kanë nisur gati tash e katër muaj, që kur janë shpallur zgjedhjet. Sipas tij, partitë opozitare veçse i kanë publikuar programet dhe kanë përçuar mesazhet e tyre, për dallim nga partia në pushtet, që sipas tij, deri më tani ka folur vetëm për pjesën e zbatimit të zotimit të qeverisjes aktuale. “Në anën tjetër nuk kanë munguar as format tradicionale të të bërit fushatë, takimet derë më derë e sidomos nëpër oda, që janë dukshëm më të shprehura në zonat rurale, e veçanërisht nga partitë le të themi më tradicionale, përfshirë këtu, LDK-në, PDK-në dhe koalicionin e AAK-së me Nismën e partitë e tjera”, thotë Cakolli sa i përket periudhës para fushatës zyrtare.  Por, në kuptim të fjalimeve dhe mesazheve politike besoj që do të jetë deri diku e njëjta, ndonëse unë pres që të ketë ashpërsim të tonit dhe diskursit mes partive politike. Sa më afër proceseve zgjedhore që të jemi, kjo është një ndër karakteristikat kryesore të të bërit fushatë”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …