KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli zbulon 10 hapat deri në konstituimin e kuvendit në seancën e 15 prillit

Eugen Cakolli ka shpjeguar 10 hapat që duhet të ndodhin deri në konstituimin e Kuvendit, në seancën që presidentja Vjosa Osmani ka thirrur për 15 prill. Sipas Cakollit, kjo seancë nuk do të ketë fjalime ose debate, por do të jetë një procedurë e rëndësishme për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përgatitjet për këtë seancë i takojnë Glauk Konjufces, i cili duhet të thërrasë një takim me krerët e partive fituese pesë ditë para datës së caktuar. Një prej hapave kryesorë është verifikimi i kuorumit dhe mandateve nga Komisioni i Përkohshëm, i cili do të udhëhiqet nga një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Seanca do të konsiderohet e përmbyllur vetëm pas zgjedhjes së Kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve, një proces që mund të shoqërohet me zvarritje, pasi nuk ka një afat të caktuar për mbylljen e tij. Po ashtu, Cakolli theksoi se në rast ndërprerje të seancës, pauza nuk mund të jetë më e gjatë se 48 orë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …