Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se piku i situatës me koronavirusin në Shqipëri mund të jetë java e tretë e prillit, sipas të gjitha pritshmërive, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë. Ajo tha se masat e marra kufizuese dhe izoluese të qytetarëve në shtëpi, kanë frenuar përhapjen e infeksionit në popullatë. Por një tjetër faktor është që në më shumë se tre javë nga identifikimi i të prekurit të parë me COVID-19, Shqipëria nuk po rrit frikshëm numrin e të infektuarve siç po ndodh me Italinë fqinje apo edhe së fundit Spanjën, lidhet me popullatën e re. Tomini tha se në shtetet ku pandemia COVID ka gjunjëzuar popujt me numër të lartë viktimash e të infektuarish, edhe popullatat janë të vjetra. Ndërsa në Shqipëri, për shkak të moshës së re, shumë qytetarë mund të jenë duke e kaluar koronavirusin pa simptoma klinike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …