EULEX-i

EULEX-i dëshiron që sa më shumë femra ta udhëheqin Kosovën

EULEX-i sot ka shënuar 16-vjetorin e Rezolutës 1325 të KS të OKB-së për Gratë, Paqen, dhe Sigurinë. Shefja e Misionit, Alexandra Papadopulu ka deklaruar se ky  mision  fuqishëm e mbështet dhe e vë në pah rëndësinë e pjesëmarrjes së femrave për ndërtim të paqes dhe  trajton me seriozitet integrimin e aspektit gjinor.  EULEX-i, përmes Pikës Referuese për Çështje Gjinore, do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Barazi Gjinore, dhe do të ofrojë mbështetjen dhe këshillat më të mira në këtë drejtim. Një aspekt i rëndësishëm për parandalimin e dhunës kundër femrave dhe për uljen e cenueshmërisë të femrave është mbështetja e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike. Varësia e ndërsjellë mes pjesëmarrjes dhe mbrojtjes është shumë e afërt. Shembull për këtë do të ishte përmirësimi i pjesëmarrjes së gjithëmbarshme të femrave në institucione siç janë forca policore dhe sistemi i drejtësisë. Kjo do të rezultojë me uljen e cenueshmërisë së femrave, dhe rrjedhimisht ngritjen e mundësisë së tyre për kërkim të drejtësisë,” shtoi Papadopoulou.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …