Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është arrestuar nga EULEX-i. Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj. I njejti ka bërë të ditur se Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht është ende në zyrat e veteranëve. Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX-it.
