EULEX konsideron se deklarata e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në lidhje me dënimin e kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku mund të perceptohet si frikësim dhe ndërhyrje politike. Ky mision nëpërmjet një komunikate për media sqaron se pas kësaj deklarata është shtyrë mbledhja e Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit, e cila mbahet me pjesëmarrje të EULEX-it, të BE-së, gjyqësorit dhe ministrit të Drejtësisë. Në një emision televiziv, ministri Kuçi ka thënë se dënimi i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku nga Gjykata Themelore e Prishtinës është absurd. Lushtaku është dënuar nga shkalla e parë me 12 vjet burg për gjoja krime lufte. Rasti i Lushtakut dhe të akuzuarve tjerë në “Grupin e Drenicës” do të trajtohet në Gjykatën e Apelit pas ankesës së mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …