Pavarësisht se në Veriun e Kosovës, veçmas në kufirin me Serbinë, janë të pranishme forcat e KFOR-it, pastaj polica e Kosovës, në doganë, ndërsa policët serbë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje, EULEX-i i ka vendosur forcat e veta të Sigurisë, për të ndaluar forcat Speciale të Kosovës të vendosen në atë pjesë. Me këtë rast Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars Gunnar Vigemark ka bërë të ditur se rreth 135 policë të EULEX-it kanë filluar të patrullojnë në këmbë në pjesën veriore të Kosovës. Shërbimet e EULEX-it kryejnë patrullime të lëvizshme, por edhe në këmbë në Mitrovicë dhe në vende të tjera, për të treguar se janë të pranishëm atje. Duke kujtuar se tensionet në Veri kanë qenë të dukshme që nga kriza me targat, ai vuri në pah frikën e qytetarëve lokalë por edhe mungesën e besimit reciprok. Nuk dihet nëse EULX-i ka marrë leje nga Xhelal ministri për këtë ndërhyrje në segmentin e Sigurisë, pasi ai ende nuk është prononcuar, as është parë më në mesin e policëve në veri, duke bërë foto me duan në xhepa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …