Shefi i EULEX-it, Gjovani Pietro Barbano, pas takimit me komandantin e KFOR-it dhe drejtorin e Policisë së Kosovës lidhur me situatën në veri dhe fillimin e largimit të policisë nga objektet e komunave atje, ka deklaruar se prania e policisë speciale në veri është reduktuar dukshëm. Misioni e mirëpriti njoftimin e policisë dhe autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës për 25 për qind dhe ne presim që të ndihmojmë në uljen e mëtutjeshme të kësaj prezence edhe për 25 për qind të tjera. Barbano në një intervistë për Euronews Serbia konsideron se procesi tashmë ka filluar. Aktualisht jemi të angazhuar me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të përcaktuar aspektet teknike të modaliteteve me të cilat do të kryhen këto vlerësime të sigurisë. Sipas vlerësimit tonë, prania e Policisë Speciale të Kosovës në veri është zvogëluar jashtëzakonisht dhe ky ishte hapi i parë i ndërmarrë nga autoritetet në Prishtinë. EULEX-i ka shtuar praninë edhe në veri – tani keni patrullat e dukshme që synojnë plotësoni boshllëkun e krijuar pas shkarkimit të policëve serbë nga puna në fund të majit 2023, tha mes tjerash, Shefi i EULEX-it, Gjovani Pietro Barbano.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …