EULEX-i monitoron nga afër rastin e Dejan Pantiqit, për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës

EULEX-i monitoron nga afër rastin e Dejan Pantiqit, për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ende është duke e shqyrtuar mundësinë që t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në transferimin e ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq nga stacioni policor afër Jarinjës, në një qendër paraburgimi. Megjithatë, ky mision ka thënë se nuk është përgjegjës për ndalimin e Pantiqit, i cili u arrestua me 10 dhjetor në veri të vendit nga Policia e Kosovës. I njëjti sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. EULEX-i gjithashtu ka bërë të ditur se më 17 dhjetor dhe pas kërkesës së gjyqtarit të procedurës paraprake, një mjek i misionit ka kryer ekzaminim mjekësor paraprak të Pantiqit. “Raporti iu ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në përgjigjen e tyre. Në fund, EULEX-i ka shtuar se janë duke e monitoruar nga afër rastin e Dejan Pantiqit për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …