Autoritete të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë janë cituar të kenë thënë se ata nuk kanë mandat dhe as aftësi operative për të hequr fizikisht barrikadat në veri të vendit. Megjithatë, EULEX-i tha se të gjitha barrikadat janë të paligjshme dhe se ato duhet të hiqen menjëherë, pasi se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë shqetësuese dhe e tensionuar. Ne dëshirojmë të ripërsërisim mesazhin e Përfaqësuesit të Lartë Borrell se barrikadat nuk janë të pranueshme dhe duhet të hiqen menjëherë. Në veri të Kosovës ka prani shqetësuese të individëve dhe grupeve të armatosura dhe të maskuara, dhe sipas tyre, kjo është e papranueshme. EULEX-i si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, më tej tha se tani është e rëndësishme që situata të shtendoset menjëherë dhe palët të përmbahen nga veprimet provokuese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …