Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim në veri, sa i përket dyshimeve se Serbia po rihap zyrat e saj të Ministrisë së Punëve të Brendshme në katër komunat në veri. Gjatë patrullimeve tona të rregullta, nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim në terren”, thanë nga EULEX-i në një përgjigje të shkurtër dërguar Radios Evropa e Lirë. Radio Evropa e Lirë siguroi disa të dhëna të një institucioni të sigurisë në Kosovë ku thuhej se Serbia po tenton të rihapë zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në katër komunat në veri të shtetit, të banuara me shumicë serbe. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion në terren e as nga institucionet serbe. Sipas këtyre të dhënave, në katër komuna të veriut të Kosovës, që nga 11 maji i këtij viti janë vendosur zyrat e MPB-së së Serbisë, të cilat kanë qenë funksionale deri në vitin 2013. Selia kryesore e MPB-së serbe, sipas informacioneve të këtij institucioni të sigurisë së Kosovës, do të jetë në Zveçan, afër shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …